Breaking News

Zarif; Unifikimi i grupit 5+1 i nevojshëm për zbatimin e marrëveshjes bërthamore

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në takimin e ministrave të jashtëm të komisionit të përbashkët për programin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore, tha se të gjitha palët pjesëmarrëse në këtë takim theksuan respektimin e plotë të marrëveshjes dhe rikonfirmuan se marrëveshja nuk mund të rinegociohet.

Muhamed Xhavad Zarif, ditën e mërkurë në përfundim të këtij takimi tha se anëtarët e grupit 5+1 përveç Amerikës, kanë theksuar respektimin e plotë të programit të përbashkët të veprimit të marrëveshjes bërthamore dhe theksuan se marrëveshja është e panegociueshme, ndërkohë që të gjitha palët duhet të respektojnë këtë sukses ndërkombëtar. Siç vuri në dukje shefi i diplomacisë iraniane, Irani në këtë takim parashtroi rastet e shkeljes së marrëveshjes nga ana e Amerikës sidomos gjatë qeverisë së re amerikane dhe përmendi shkeljen e paragrafëve 26,28 dhe 29 të marrëveshjes bërthamore. Amerika nuk ka zbatuar angazhimet e saj në marrëveshjen bërthamore dhe deklarata dashakeqe e presidentit amerikan në AP të OKB tregon për faktin se Amerika është jashtë realitetit të Shoqërisë Ndërkombëtare, tha në fjalën e tij ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, z. Muhamed Xhavad Zarif.

Advertisements