Breaking News

Vazhdojnë arrestimet në Spanjë

14 autoritete të lartat ë rajonit të Katalonjës janë arrestuar për shkak të përgatitjeve për referendum.

Referendumi i parashikuar për në 1 tetor është kundërshtuar nga qeveria dhe institucionet e tjera të Spanjës. Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka shkuar në televizionin kombëtar për t’u kërkuar separatistëve katalanas, të braktisin planet e tyre për një referendum më 1 tetor. Ai kërkoi nga qeveria e rajonit, të heqë dorë nga përshkallëzimi i radikalizmit dhe mosbindjes. Autoritetet spanjolle kanë kërkuar të ndalojnë votimet, të cilat ata i konsiderojnë të paligjshme, duke marrë materialet e votimit. Kërkimet e policisë në kryeqytetin katalanas, Barcelonë, shkaktuan një protestë masive në rrugë, të mërkurën. Partitë separatiste që kontrollojnë parlamentin katalanas, janë votuan pro ligjit të referendumit, më herët këtë muaj, pasi kërkonin vite me radhë të drejtën për të mbajtur një votë të lirë për vetëvendosje. Deri më tani, kriza ka qenë paqësore, por policia është konfrontuar me demonstrues katalanas këtë javë.

Advertisements