Breaking News

Mogherini: Nuk është nevoja për negociata të reja mbi marrëveshjen bërthamore

Në përfundim të takimit të ministrave të jashtëm të Iranit dhe grupit 5+1, shefja e diplomacisë evropiane deklaroi se nuk është e nevojshme të zhvillohen negociata të reja për programin e përbashkët të veprimit të marrëveshjes bërthamore.

Federika Mogherini, vuri në dukje se marrëveshja bërthamore nuk është një marrëveshje dypalëshe dhe Bashkësia Ndërkombëtare duhet të respektojë këtë marrëveshje. Ajo ndër të tjera shtoi se BE garanton vazhdimin e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare. Amerika e ka pranuar se Irani ka zbatuar marrëveshjen bërthamore, tha në fjalën e saj Federika Mogherini. Takimi i ministrave të jashtëm të Iranit dhe grupit 5+1 u mbajt ditën e mërkurë në Nju Jork nën kryesinë e Federika Mogherini shefe e diplomacisë evropiane. Marrëveshja bërthamore e nënshkruar mes Iranit, Anglisë, Amerikës, Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Kinës, nisi të zbatohet prej vitit 2016 mirëpo Amerika si një palë nënshkruese e kësaj marrëveshjeje ka sabotuar zbatimin e saj. Donald Trump presidenti amerikan është shprehur se marrëveshja bërthamore është një marrëveshje e tmerrshme dhe për këtë ai ka kërkuar anulimin e saj.

Advertisements