Breaking News

Zarif: Fjalimi i turpshëm i Trump tregues i sjelljeve të tij mashtruese

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj deklaratave jo diplomatike të Donald Trump presidentit të Amerikës në fjalimin e tij në AP të OKB, tha se fjala e Trump ishte aq e turpshme, propaganduese dhe e pakuptimtë saqë nuk ia vlen t’i jepet përgjigje.

Donald Trump në fjalimin e mbajtur në AP të OKB, përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, këtë marrëveshje e quajti një marrëveshje të tmerrshme dhe objekt turpi për Amerikën. Ai gjithashtu akuzoi Iranin për mbështetjen e terrorizmit në një kohë kur Irani është në krye të luftës kundër terroristëve në rajon. Muhamed Xhavad Zarif, tha se shpërfillja e realitetit të Republikës Islamike të Iranit në politikat e brendshme të jashtme dhe luftën kundër terrorizmit, tregon për mungesën e informacionit, sjelljes dhe tonit mashtrues të Donald Trump. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit theksoi se deklarata e Trump në kushtet kur qeveria amerikane mbështet regjimin kriminal sionist, regjimet diktatoriale të rajonit dhe mbështet grupet terroriste, do të bëhet shkak për izolimin dhe humbjen akoma më të madhe të kredibilitetit të qeverisë amerikane në botë.

Advertisements