Breaking News

Ruhani: Pas largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, Irani ka zgjedhjen e tij

E ardhmja e politikave të Amerikës, nuk është e qartë për qeveritë, intelektualë, mendimtarët dhe botën dhe kjo më shumë se kushdo tjetër është në dëm të popullit amerikan pasi lidhjet dhe marrëdhëniet e qëndrueshme vendosen vetëm duke pasur besim tek e ardhmja.

Kështu deklaroi Hasan Ruhani president i Republikës Islamike të Iranit. Ai gjatë një intervistë për kanalin NBC të Amerikës ka thënë se toni dhe gjuha e përdorur nga presidenti amerikan ka eliminuar të gjitha fushat pozitive dhe shtoi: Programi i përbashkët i veprimit është një marrëveshje ndërkombëtare në interes të të gjithëve dhe nëse Amerika saboton zbatimin e angazhimeve të saj kjo do të thotë se vendet e botës nuk do të kenë besim tek Amerika dhe kjo shkakton dëme dhe pasoja të shumta për këtë vend. Presidenti Ruhani, vuri në dukje se marrëveshja bërthamore është çelësi i bashkëpunimeve konstruktive botërore dhe tha: Me largimin e mundshëm të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, krijohen kushte të reja dhe në atë kohë Irani ka opsione të ndryshme për të zgjedhur. Në vazhdim të fjalës së tij z. Ruhani, e ka cilësuar Iranin viktimë të sulmeve ushtarake dhe terrorizmit në rajon dhe tha: Raketat janë fuqia mbrojtëse e Iranit dhe nuk kanë lidhje me marrëveshjen bërthamore. Për kapacitetin tonë mbrojtës nuk futemi në bisedime me askënd. Kreu i ekzekutivit iranian, rikujtoi se Teherani gjithmonë është kundër prodhimit të armëve atomike në çdo vend të botës dhe tha: Arma atomike nuk është dhe nuk do të jetë në interes të sigurisë botërore dhe për shkatërrimin e këtyre armëve, të gjithë poseduesit e armëve atomike duhet të zbatojnë traktatin NPT. Ndër të tjera presidenti iranian tha: Irani është anëtar dhe zbaton traktatin NPT dhe të gjitha aktivitetet paqësore bërthamore të Iranit monitorohen nga ANEA ndërkohë që Irani mirëpret inspektorët e kësaj agjencie dhe bashkëpunon me ta.

Advertisements