Breaking News

Reagime ndaj deklaratës së Donald Trump në OKB

Deklarata e presidentit amerikan Donald Trump në OKB, është pasuar me reagimet e funksionarëve dhe autoriteteve të ndryshme të botës.

Nikolas Maduro president i Venezuelës duke reaguar ndaj deklaratës së Donald Trump lidhur me Venezuelën tha se Trump është Hitleri i Ri në politikat ndërkombëtare. Carl Bildt, kryeministër dhe ish ministër i jashtëm i Suedisë, pasi vuri në dukje se vendi i tij mbështet marrëveshjen bërthamore, kritikoi deklaratën e Trump në AP të OKB dhe tha se kjo deklaratë është e padrejtë. John Kirby ish zëdhënës i DASH presidentin amerikan e ka quajtur objekt turpi për Amerikën dhe ka thënë: Trump në vend të bashkëpunimit dhe respektit reciprok, flet për konflikte dhe tensione. Senatori i Kalifornisë Dianne Feinstein në faqen në Twitter pasi vuri në dukje se OKB është për të mbështetur dhe ngritur nivelin e paqes tha: Trump këtë organizatë e ka përdorur si skenë për kërcënime me luftë. Ben Rhodes këshilltar i ish presidentit amerikan Barack Obama në një mesazh të tij në Twitter ka kritikuar deklaratat armiqësore të Donald Trump kundër Iranit dhe ka shkruar; Trump i ka larguar plotësisht aleatët nga Amerika. Presidenti francez gjithashtu duke reaguar ndaj deklaratës së Trump në OKB ka thënë se shkatërrimi i marrëveshjes bërthamore është një gabim i madh. Trump në pjesëmarrjen e tij të parë në OKB si president i Amerikës, me një ton krejtësisht të pazakontë dhe jo diplomatik, ka mbajtur qëndrime tepër të ashpra ndaj Republikës Islamike të Iranit, Koresë së Veriut, Sirisë, Venezuelës, Kubës dhe disa vendeve të tjera të botës.

 

Advertisements