Breaking News

Ruhani: Roli i Evropës dhe në veçanti i Francës në ruajtjen e ambientit pas marrëveshjes bërthamore, i rëndësishëm

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takimin që pati me presidentin e Francës, theksoi rolin e rëndësishëm të Evropës dhe Parisit në ruajtjen e ambientit të krijuar pas marrëveshjes bërthamore dhe theksoi se Teherani është i interesuar të thellojë bashkëpunimet e tij me Parisin.

Sipas një njoftimi të agjencisë Mehr të lajmeve, presidenti Hasan Ruhani në kuadër të sesionit të AP të OKB, sjelljen aktuale të Amerikës e cilësoi faktor shqetësues për Bashkësinë Ndërkombëtare. I vetmi organ që duhet të monitorojë marrëveshjen bërthamore është ANEA, tha presidenti i Republikës Islamike të Iranit, e cila deri tani ka konfirmuar 7 herë në formë zyrtare zbatimin e angazhimeve të Iranit në marrëveshjen bërthamore. Për këtë presidenti iranian theksoi se çështjet e qarta si marrëveshja bërthamore nuk duhen përzierë me çështje të tjera. Presidenti Ruhani, gjithashtu e cilësoi të domosdoshëm bashkëpunimin e Iranit me Francën në çështje të rajonit dhe sidomos në luftën kundër terrorizmit dhe pasi theksoi rolin e këtyre bashkëpunimeve në zgjidhjen e çështjeve rajonale tha: Irani është duke luftuar me terrorizmin në rajon dhe konsulentët ushtarakë të Iranit janë duke dhënë kontributin e tyre me ftesën zyrtare të qeverisë së Irakut dhe Sirisë. Presidenti iranian më tutje përmendi të përbashkëtat kulturore mes popullit Iranian dhe atij francez dhe tha: Irani mbështet investitorët francezë për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme. Emanuel Macron, president i Francës pasi vuri në dukje vullnetin e Parisit për të zgjeruar bashkëpunimin me Iranin tha: Franca kërkon zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore dhe rinegocimin e kësaj marrëveshjeje e quan të pakuptimtë.

Advertisements