Breaking News

Një e dhjeta e fëmijëve në botë, viktimë e punës së detyruar

Organizata Ndërkombëtare për Punë ka raportuar se mbi 150 milionë fëmijë në të gjithë botën janë viktimë e punës.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se në raportin e Organizatës Ndërkombëtare për Punë thuhet se rreth gjysma e fëmijëve në punën e detyruar, punojnë në punë shumë të rrezikshme dhe mbi një e treta e tyre nuk shkojnë në shkollë. Hutan Humajun Pur, ekspert teknik i çështjeve përkatëse me punën e detyruar në Organizatën Ndërkombëtare për Punë në Gjenevë, deklaroi se llogaritjet tregojnë se 121 milionë fëmijë deri në vitin 2025, akoma do të ndodhen në kushtet e punës së detyruar dhe në këtë mënyrë deri në tetë vitet e ardhshme bota nuk është duke shkuar në rrugën për t’i dhënë fund këtij fenomeni të shëmtuar. Llogaritjet më të fundit të kësaj organizate tregojnë se 64 milionë vajza dhe 88 milionë djem janë viktimë e punës së detyruara dhe shumica e këtyre fëmijëve ndodhen në Afrikë, Azi dhe në Oqeani.

Advertisements