Breaking News

Miratimi i ligjit për mbrojtjen e emigrantëve në Kaliforni

Ligjvënësit e shtetit të Kalifornisë miratuan një të ashtuquajtur “ligj të sigurt” për mbrojtjen e emigrantëve të paligjshëm në përgjigje të politikave anti-imigracion në shtetin e Kalifornisë.

Sipas Washington Post, ligjvënësit e Kalifornisë kanë miratuar një projekt-ligj për të kundërshtuar politikat kundër emigracionit të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të drejtuar nga Donald Trump, që ka penguar kthimin e imigrantëve të paligjshëm. Sipas projekt-ligjit, agjencitë lokale të Kalifornisë, duke përfshirë shkollat e policisë dhe agjencitë e sigurisë, janë të ndaluara të bashkëpunojnë me autoritetet federale të emigracionit. Numri i emigrantëve të paligjshëm në shtetin e Kalifornisë vlerësohet në 2.7 milionë. Ky projektligj duhet në nënshkruhet nga Jerry Brown, guvernatori i shtetit, për t’u bërë ligj. Donald Tump bëri thirrje për shfuqizimin e programit Daka javën e kaluar për të siguruar kushtet e qëndrimit për emigrantët e paligjshëm të ardhur në Shtetet e Bashkuara. Kundërshtimet ekstreme ndaj veprimit të Trump çuan në tërheqjen e tij dhe shtyrjen e anulimit të programit Daka për gjashtë muaj.

Advertisements