Breaking News

Marrëveshjet e Sirisë në Kazakistan, tema kryesore të bisedës telefonike midis Lavrov dhe Tillerson

Ministrat e jashtëm të SHBA dhe Rusisë diskutuan mbi marrëveshjet e arritura midis Teheranit, Moskës dhe Ankarasë në takimin e gjashtë mbi Sirinë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe shefi i DASH, Rex Tilerson, të dielën në një bisedë telefonike duke biseduar rreth luftës kundër terrorizmit në Siri, deklaruan se zbatimi i marrëveshjeve të arritura në takimin e Astanas është i domosdoshëm për ë gjitha palët. Të gjitha përgatitjet për raundin e ri të bisedimeve në Gjenevë janë bërë nga i dërguari i OKB për Sirisnë z. Stefan De Mistura. Raundi i gjashtë i bisedimeve siriane të enjten dhe të premten u mbajt nën patronazhin e Iranit, Rusisë dhe Turqisë ku u arrit një marrëveshje për të krijuar edhe zonën e katërt të sigurisë në provincën Idlib. Irani, Rusia dhe Turqia gjithashtu lëshuan një deklaratë pas bisedimeve të Astanas, ku thanë se katër zonat e sigurta në Siri do të krijohen në përputhje me Memorandumin e 4 majit 2017 dhe vendet që mbështesin këtë proces do të garantojnë armëpushimin dhe do të vazhdojnë luftën kundër terrorizmit. Të tre vendet gjithashtu ranë dakord të ngrenë një qendër koordinimi të sigurisë në Siri dhe të punojnë së bashku në këtë njësi.

Advertisements