Breaking News

Zaev: Së bashku me qytetarët arritëm ta mbrojmë demokracinë në Maqedoni

epa04753058 Protestors wave Macedonian and Albanian flags during a rally in front of the Government Building in Skopje, The Former Yugoslav Republic of Macedonia, 17 May 2015. Tens of thousands of people were expected to take to the streets of Macedonian capital Skopje to demand the resignation of conservative Prime Minister Nikola Gruevski in a rally organized by the opposition. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, përmes një video ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë qytetarëve të vendit, e cila këtë vit shënohet me moton “Demokraci dhe parandalim të konflikteve”.

Zaevi në urimin e tij thotë se të gjithë qytetarët në Maqedoni së bashku kanë arritur ta mbrojnë demokracinë në vend, njofton Telegrafi Maqedoni. “Sot lirisht mund të themi se gjithë ne, qytetarët e Maqedonisë, së bashku arritëm ta mbrojmë demokracinë në Maqedoni. Maqedonia është e lirë. Vend i lirë dhe demokratik do të thotë edhe ndarje demokratike të pushtetit”, thotë Zaev. Ai shtoi se Maqedoninë e presin zgjedhjet lokale, për të cilat tha se do të sigurohen kushte që ata të jenë fer dhe demokratike.

Advertisements