Breaking News

Urdhri për eliminimin e liderit të Koresë së Veriut

Ministri i mbrojtjes i Koresë së Jugut u ka thënë deputetëve të parlamentit të Koresë së Jugut se deri në fund të vitit do të formohet njësia e forcave speciale që do të quhet “Njësia për eliminim”.

Qëllimi i kësaj njësie është goditja e liderëve të Koresë së Veriut. Ky është një mesazh kërcënues dërguar nga Seuli. Herën e fundit që Koreja e Jugut vendosi të vriste udhëheqësin e Koresë së Veriut, asgjë nuk shkoi mirë dhe sipas planit. Në fund të viteve ’60 pasi që komandot e Koresë së Veriut u përpoqën të marrin pallatin presidencial të Koresë së Jugut, Koreja e Jugut në mënyrë të fshehtë trajnoi të burgosur ose gangsterë për t’u futur në Korenë e Veriut, për të eliminuar udhëheqësin e atëhershëm të Koresë së Veriut Kim Il Song. Por ky mision dështoi. New York Times ka shkruar se tani Koreja e Jugut po synon të eliminojë liderin e Koresë së Veritu Kim Jong-un, i cili po lanson me shpejtësi programin bërthamor dhe raketat të vendit të tij. Një veprim i tillë po bëhet për të rritur panikun tek udhëheqësit e Koresë së Veriut.

Advertisements