Breaking News

Këshilltarja e Bashar Asad: Sfida jonë e madhe është thyerja e rajoneve të rrethuara që Amerika përpiqet t’i dominojë

Basine Shaban, këshilltare politike dhe për media e presidentit sirian, të premten në mbrëmje ka thënë: Sfida jonë më e madhe me të cilën po përballemi është thyerja e rrethimeve të zonave që SHBA po përpiqen të marrin kontrollin mbi to.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Shaban në një intervistë me kanalin televiziv Al Menar, ka thënë: “Për të çliruar tërë territorin e Sirisë, qeveria do të luftojë me çdo forcë, duke përfshirë edhe forcat e mbështetura nga SHBA”. Ajo vuri në dukje se në ditët e fundit ne kemi dëshmuar lëvizjen e forcave kurde siriane për të dominuar disa zona, duke treguar se këto forca e kanë zëvendësuar ISIS-in në shumë zona pa u përballur me këtë grup. Këshilltarja e Bashar Asad e  përshkroi humbjen e rrethimit të Deir Al Zur si arritje politike, ushtarake, njerëzore dhe morale, duke thënë: ” Deir Al Zur boshti lindor i Sirisë dhe është një zonë e rëndësishme”. Shaban theksoi se humbja e bllokadës së Deir Al Zur është një fitore strategjike që na afroi me zgjerimin e paqes në Siri dhe shtoi: “Ajo që amerikanët thonë për dështimin e bllokadës nuk është e saktë, por ajo që themi dhe bëjmë është e rëndësishme”.

Advertisements