Breaking News

Takimi i presidentit turk me Emirin e Katarit në Ankara

Zyra e presidencës turke njoftoi se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua të enjten në Ankara me Emir Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani.

Që nga fillimi i krizës në Gjirin Persik, është hera e parë që Emiri i Katarit ka udhëtuar zyrtarisht në një vend të huaj, njofton agjencia e lajmeve AFP. Më 5 qershor 2017, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti pezulluan marrëdhëniet e tyre me Katarin dhe vendosën sanksione ekonomike kundër këtij vendi, duke u akuzuar për mbështetjen e grupeve ekstremiste. Në të njëjtën kohë, Turqia mbrojti Katarin, aleatin kryesor të saj në rajonin e Gjirit Persik. Gjatë viteve të fundit, Ankaraja dhe Doha kanë zhvilluar marrëdhëniet e tyre, veçanërisht në aspektin diplomatik, politik dhe ushtarak. Ankaraja, pas shpërthimit të krizës midis shteteve të Gjirit Persik, përforcoi praninë e saj në bazën ushtarake turke në Katar, si një shenjë mbështetjeje për Katarin.

Advertisements