Breaking News

Shamkhani: Qasja në qendrat ushtarake iraniane nuk do lejohet

Sekretari i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit tha se sjellja joproduktive dhe pretenduese e qeverisë së Shteteve të Bashkuara është një përpjekje për të minuar marrëveshjen ndërkombëtare bërthamore.

Sipas IRNA, Ali Shamkhani, Sekretari i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit, ju përgjigj disa komenteve të bëra në lidhje me çështjen e qasjes në qendrat ushtarake në kuadër të marrëveshjes, duke shtuar se çështja e qasjes në vendet ushtarake është anuluar dhe sjellja jo-konstruktive e administratës së Donald Trump, do të shoqërohet nga një përgjigje e përshtatshme nga Irani. Shamkhani deklaroi: “Nuk ka veprimtari bërthamore apo kërkime në asnjë prej qendrave ushtarake të Iranit dhe vizitat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike e konfirmojnë këtë. Nikki Haley, përfaqësuese e përhershme e SHBA në OKB, më 23 gusht pas takimit në Vjenë me Jukia Amanon, drejtor i përgjithshëm i ANEA, pretendoi: Marrëveshja bërthamore nuk bën dallim midis vizitave të qendrave ushtarake dhe civile në Iran.

Advertisements