Breaking News

Reagimi i Iranit ndaj deklaratës së ministrave të jashtëm të Ligës Arabe

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit theksoi se qëndrimet e padrejta shkaktojnë boshllëqe të mëtejshme midis vendeve të rajonit.

Z. Behram Kasemi i bëri këta deklarata të mërkurën në reagim ndaj deklaratës përfundimtare të takimit të ministrave të jashtëm të Ligës Arabe në Kajro mbi ishujt iranianë Abu Musa dhe Tonbi i madh dhe Tonbi i vogël. Ai dënoi seriozisht marrjen e qëndrimeve të tilla që shkaktohen nga qëllimet politike dhe mungesa e të kuptuarit të realiteteve historike. Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII gjithashtu hodhi poshtë akuzat përfaqësuesit të Kuvajtit kundër Iranit, duke thënë se përsëritja e një deklarate të tillë të vjetër, bëhet me qëllim që të tërheq vëmendjen e publikut nga realitetet. ‘Deklarata është tregues i qartë i ndërhyrjes në punët e brendshme të vendeve të tjera’, shtoi z. Kasemi. Ai përsëriti se politika parimore e Republikës Islamike të Iranit ndaj shteteve bregdetare të Gjirit Persik është të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore, respekt të ndërsjellë, mosndërhyrje në punët e brendshme të vendeve të tjera dhe përkushtimi ndaj realiteteve historike dhe ligjore.

Advertisements