Breaking News

Guterres: Muslimanët duhet të jetojnë në Mianmar

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shprehu shqetësimin e tij lidhur me dhunën e vazhdueshme kundër myslimanëve Rohingia të Mianmar, duke thënë se duhet të sigurohen jetët e njerëzve në këtë vend.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Antonio Guterres tha të mërkurën mbrëma se muslimanët në Rakhine të Mianmarit duhet të marrin shtetësinë ose të paktën një status ligjor që do t’u siguronte atyre mundësinë për një jetë normale. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së shtoi se autoritetet e Mianmarit duhet urgjentisht t’i japin fund dhunës dhe të njohin të drejtën për t’u kthyer atyre që janë larguar nga vendi. Sipas Kombeve të Bashkuara, që nga 25 gushti, kur dhuna e ushtrisë së Mianmarit dhe budistëve ekstremë kundër muslimanëve Rohingia është intensifikuar, 400,000 myslimanë Rohingia janë larguar në Bangladesh. Më shumë se 6,000 muslimanë Rohingia u vranë dhe 8,000 të tjerë u plagosën.

Advertisements