Breaking News

Netanjahu: Anulojeni marrëveshjen bërthamore me Iranin

Kryeministri i regjimit sionist i cili po qëndron për një vizitë në Amerikën Latine, në Argjentinë kërkoi anulimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Beniamin Natanjahu, kryeministri i regjimit sionist, kërkoi nga vendet perëndimore të anulojnë marrëveshjen bërthamore me Iranin e cila është arritur në vitin 2015, ose ta rishikojnë atë. Kryeministri izraelit në fillim të vizitës së tij në Amerikën Latine, në Argjentinë theksoi se më lejoni tu them të vërtetën juve, kjo marrëveshje, është një marrëveshje e keqe dhe mund të anulohet ajo ose të paktën të rishikohet. Ky është qëndrimi i Izraelit. Ai në takim me Mauricio Macri, presidentin e Argjentinës, pretendoi se Irani synon të prodhojë armë bërthamore dhe kjo çështje duhet të shqetësojë Bashkësinë Ndërkombëtare. Kjo është në kohën kur Irani thekson se programi i tij atomik është paqësor dhe një gjë e tillë është vërtetuar edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare nëpërmjet marrëveshjes bërthamore.

Advertisements