Breaking News

Qëndrimi i ri i 4 vendeve arabe kundrejt Katarit

4 vendet sanksionuese të Katarit, kanë reaguar ndaj deklaratës së ministrit të jashtëm katariot në takimin e këshillit për të drejtat e njeriut të OKB në Gjenevë.

Katër vendet sanksionuese në reagimin e tyre kanë thënë se deklarata e ministrit të jashtëm të Katarit ka për qëllim që të devijojë vëmendjen e opinionin publik të botës. Ata kanë thënë se ministri i jashtëm i Katarit me shprehjen e gatishmërisë së Dohas për bisedime, është munduar të përmirësojë imazhin e Katarit në shoqërinë ndërkombëtare. Ata kanë thënë se në deklaratën e tij ministri i jashtëm i Katarit bënte mirë të deklaronte zotimin e Dohas për të ndërprerë mbështetjen ndaj terrorizmit. Ministri i jashtëm i Katarit në fjalimin e tij në takimin e 36-të periodik të Këshillit për të drejtat e njeriut të OKB në Gjenevë ka thënë: Hakimi i sajteve të mediave katariote ka qëllime politike. Vendet sanksionuese të Katarit, kanë ndërmarrë hapa të jashtëligjshëm që shkelin të drejtat e njeriut. Muhamed Bin Abdul’rahman Al Thani, ministër i jashtëm i Katarit gjithashtu tha: Ata të cilët, kundërshtarët e tyre i cilësojnë terroristë, në realitet nuk janë seriozë në luftën kundër terrorizmit.

Advertisements