Breaking News

Portreti i presidentit sirian në murin e ministrisë së jashtme të Arabisë Saudite

Në kohën kur Arabia Saudite, është një prej kundërshtarëve të flaktë të presidentit sirian Bashar Asad, portreti i Hafez Asad presidentit të ndjerë të Sirisë, ndodhet në një prej mureve të ministrisë së jashtme të Arabisë Saudite.

Në këtë portret, ish presidenti i Sirisë është në një takim me mbretin Fahd Bin Abdul’aziz dhe me ish mbretin Husien Bin Talal të Jordanisë. Në mesin e portreteve që janë vendosur në muret e ministrisë së jashtme të Arabisë Saudite, kanali Rusia Today është fokusuar në portretin e takimit të ish presidentit sirian. Ministria e jashtme e Arabisë Saudite ditën e dielë ka organizuar takimet e Sergei Lavrov me mbretin Selman Bin Abdul’aziz dhe Adel Xhubair ministër i jashtëm i Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga nisja e trazirave në vitin 2011 në Siri, ka kërkuar largimin e presidentit Bashar Asad nga pushteti, por tani mesa duket qëndrimet e saj janë duke ndryshuar.

Advertisements