Breaking News

Arrestohen 1400 femra të ISIS në Irak

Rrjeti informativ Middle Eeast Online, njoftoi se qeveria e Irakut ka arrestuar 1400 femra të ISIS dhe fëmijët e tyre me qëllim që nëpërmjet rrugëve diplomatike ata të dërgohen në vendet përkatëse.

Ato femra që për vite me radhë janë kthyer në bashkëshorte të anëtarëve të ISIS dhe kanë bërë fëmijë, mbahen në kampin e Mosulit në veri të Irakut me qëllim që me anë të negociatave të dërgohen në vendet e tyre. Këto femra dhe fëmijët e tyre që kanë qenë pjesëtarë të ISIS dhe kanë luftuar në qytetin e Mosulit, janë arrestuar më pas në Tel Afar nga forcat peshmerga. Më 30 gusht këto femra janë transferuar në qytetin e Mosulit. Sipas autoriteteve irakiane, edhe pse këto femra nuk kanë dokumente identiteti, ato janë kryesisht nga Turqia, Gjermania, Franca, Rusia, Azerbajxhani dhe Taxhikistani.

Advertisements