Breaking News

Të hënën (sot) fillon takimi periodik i Këshillit të Guvernatorëve të ANEA

Drejtori i përgjithshëm i ANEA të hënën (sot) ashtu si në të kaluarën do të raportojë zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Republikës Islamike të Iranit pranë Këshillit të Guvernatorëve.

Mbledhja periodike e Këshillit të Guvernatorëve të ANEA do të fillojë sot në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë dhe në këtë mbledhje do të shqyrtohet raporti i ri i Jokia Amano i cili konfirmon se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Raporti i ri periodik i ANEA në lidhje me Iranin është publikuar të enjten më 31 gusht dhe është vendosur në dispozicion të Këshillit të Guvernatorëve të ANEA. Drejtori i përgjithshëm i ANEA në këtë raport përsëri ka konfirmuar se Republika Islamike e Iranit ka zbatuar të gjitha zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Drejtori i përgjithshëm i ANEA në raportin e tij të ri periodik ka deklaruar se rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit (LEU)  deri më 21 gusht kanë qenë 88.4 kg që kjo është një sasi shumë më e vogël se sa niveli që është caktuar në marrëveshjen bërthamore. Sasia e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit sipas marrëveshjes bërthamore, duhet të jetë 300 kg. Vlen të theksohet se ky është raporti i tetë i Jokia Amanos që publikohet që nga fillimi i zbatimit të marrëveshjes bërthamore e deri më tani dhe raporti i tretë i ANEA që publikohet pas fillimit të punës së qeverisë së Donald Trump, presidentit të Amerikës, që vazhdimisht konfirmohet se Irani ka zbatuar angazhimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1 dhe të mbështetur me rezolutën 2231 të KS të OKB.

Advertisements