Breaking News

Ruhani: Anëtarët e OBI kanë rënë dakord për ushtrimin e presionit ndaj qeverisë së Mianmarit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se krerët e vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik theksuan nevojën për të ndihmuar të shpërngulurit Rohingia dhe për të ushtruar presion mbi qeverinë e Mianmarit për të ndalur gjenocidin kundër myslimanëve të këtij vendi.

Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, pas përfundimit të samitit të krerëve të vendeve anëtare të OBI në fushën e shkencës dhe teknologjisë në Astana të Kazakistanit dhe gjithashtu pas përfundimit të mbledhjes speciale për shqyrtimin e situatës së myslimanëve në Mianmar, të dielën në mbrëmje u kthye në Teheran. Hasan Ruhani pas arritjes në Teheran, deklaroi se krerët e vendeve anëtare të OBI kanë theksuar për ushtrimin e presionit mbi qeverinë e Mianmarit për ndërprerjen e gjenocidit kundër myslimanëve, ndërsa shtoi se në takimet që ka zhvilluar ai me presidentët e Kazakistanit, Turqisë, Republikës së Azerbajxhanit dhe të Uzbekistanit, është theksuar edhe nevoja për një përkushtim serioz të botës islame ndaj situatës së myslimanëve të shtypur Rohingia. Gjithashtu, Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të enjten theksoi se nuk ekziston asnjë arsye që Bashkësia Ndërkombëtare të lejojë vazhdimin e gjenocidit kundër myslimanëve Rohingia në Mianmar. Ndërkohë Ibrahim Rahimpur, zv/ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, të premten deklaroi se janë përgatitur ndihmat e Iranit për myslimanët Rohingia.

Advertisements