Breaking News

Franca kundërshton veprimet e Amerikës kundër marrëveshjes bërthamore

Ambasadori francez në SHBA, Gérard Araud, përmes një mesazhi shprehu mbështetjen e vendit të tij për marrëveshjen bërthamore të Iranit, duke thënë se Parisi nuk mbështet asnjë rihapje të Planit të Përbashkët të Veprimit.

Në një mesazh të tij në Tëitter të lëshuar të shtunën ai tha: ‘Franca nuk mbështet asnjë rihapje të Planit të Përbashkët të Veprimit i cili duhet të zbatohet ashtu siç është’. Ndërkohë, ministri i jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault, shprehu shqetësimin e tij lidhur me qëndrimin e Presidentit të SHBA Donald Trump ndaj marrëveshjes bërthamore. Përfaqësuesja e SHBA në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka vizituar së fundi Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) në Vjenë, për të bërë presion në mënyrë që të kërkohet qasje në bazat ushtarake të Iranit. Sipas agjencive ndërkombëtare të lajmeve, pavarësisht nga presionet amerikane, inspektorët e ANEA nuk kanë nevojë të inspektojnë vendet bërthamore të Iranit.

Advertisements