Breaking News

Bisedë telefonike e Emirit të Katarit me trashëgimtarin e fronit në Arabinë Saudite

Mediat informative arabe kanë bërë të ditur se emiri i Katarit në një bisedë telefonike me trashëgimtarin e fronit në Arabinë Saudite ka shprehur gatishmërinë e tij për të biseduar lidhur me kushtet e 4 vendeve sanksionuese përkatësisht Arabisë Saudite, Emirateve, Bahrejnit dhe Egjiptit.

4 vendet e lartpërmendura prej 5 qershorit kanë akuzuar Katarin për mbështetjen e terrorizmit dhe për këtë kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike të tyre me Dohan. Muhamed Bin Selman, trashëgimtari i fronit në Arabinë Saudite ka mirëpritur iniciativën e emirit katariot Tamim Bin Hamd al-Thani për tu futur në bisedime me 4 vendet arabe dhe detajet mbi këtë rast do të bëhen publike pasi Katari të arrijë një rezultat me Arabinë Saudite, Emiratet, Bahrejnin dhe Egjiptin. Sipas mediave, kjo bisedë telefonike është zhvilluar me ndërmjetësimin e Donald Trump presidentit amerikan. Emiri i Katarit ka rënë dakord me propozimin e trashëgimtarit të fronit në Arabinë Saudite për përcaktimin e 2 përfaqësuesve që do të shqyrtojnë çështjet e mosmarrëveshjeve mes Dohas dhe 4 vendeve arabe.

Advertisements