Breaking News

Trump befason: Mosmarrëveshja saudite me Katarin mund të zgjidhet ‘mjaft lehtë’

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ofruar të ndërmjetësojë një mosmarrëveshjet midis Katarit dhe shteteve arabe fqinje, duke shtuar se ai mendon se çështja mund të zgjidhet “mjaft lehtë”.

“Nëse unë mund të ndihmoj të ndërmjetësoj midis Katarit dhe, në veçanti, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite, do të isha i gatshëm t’a bëj këtë dhe mendoj se do të keni një marrëveshje shumë të shpejtë”, u tha Trump gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi të enjten në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, DC, me Emirin e Kuvajtit, Sheikh Sabah Al Ahmed Al Xhaber Al Sabah. “Do të isha i gatshëm të bëhesha ndërmjetës”, tha Trump. “Mendoj se kjo është diçka që do të zgjidhet lehtë”. Arabia Saudite dhe shtetet satelitore të saj Bahrejni, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe i shkëputën lidhjet e tyre diplomatike me Katarin më 5 qershor, duke akuzuar Dohën për sponsorizimin e terrorizmit dhe destabilizimin e rajonit. Blloku i udhëhequr nga sauditët ka vendosur sanksione kundër vendit të vogël të Gjirit Persik, duke përfshirë kufizimet për avionët e Katarit në përdorimin e hapësirës së tyre ajrore. Kufiri tokësor i Katarit me Arabinë Saudite është i bllokuar. Javën e kaluar, Trump i bëri thirrje mbretit saudit Salman dhe “të gjitha palëve në kontestin e Katarit” për të gjetur një zgjidhje diplomatike për të ndaluar krizën në rajon. Në një bisedë telefonike më 30 gusht, Trump i tha mbretit saudit se është e nevojshme një zgjidhje diplomatike për të përmbushur një angazhim që Uashingtoni dhe aleatët e tij rajonalë të qëndronin të bashkuar gjatë luftës kundër terrorizmit. Kjo është ndërsa analistët e kanë quajtur krizën e Katarit si pasojë e vizitës së Trump në Riad në fillim të qershorit. Edhe vetë Trump vuri në dukje këtë në një postim të tij në tuiter gjatë ditëve të para të konfliktit. “Gjatë udhëtimit tim të fundit në Lindjen e Mesme unë deklarova se nuk mund të ketë financim të Ideologjisë radikale”, shkroi Trump më 6 qershor. “Udhëheqësit vunë në dukje Katarin!” Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha para vizitës se kishte për qëllim që Arabia Saudite dhe vendet e tjera arabe në rajon të qëndronin në “unitet” me Izraelin dhe të përballeshin me Iranin. Kjo mund të shpjegojë shtyrjen e papritur për të izoluar Dohën, nën pretekstin se ai ka lidhje të ngushta me Iranin, si dhe me lëvizjen palestineze të rezistencës Hamas.

‘Katari gati për të diskutuar kërkesat e Arabisë Saudite’

Kuvajti ka tentuar të ndërmjetësojë mosmarrëveshjen midis Katarit dhe fqinjëve arabë që janë aleatë të SHBA Duke qëndruar në anën e Trump në Shtëpinë e Bardhë, emiri i Kuvajtit u tha gazetarëve të enjten: “Ajo që është e rëndësishme është se ne kemi ndaluar çdo veprim ushtarak (kundër Katarit)”. Shejh Sabah pohoi se qeveria e Katarit ishte e gatshme të diskutonte një listë prej 13 kërkesash nga fqinjët e saj arabë. “Ne e dimë se jo të gjitha këto 13 kërkesat janë të pranueshme”, tha sheiku Sabah, duke iu referuar veçanërisht çështjeve që prekin sovranitetin e Katarit. “Një pjesë e madhe e tyre do të zgjidhen”. Ndër kërkesat janë që Katari të ulë lidhjet e tij me Iranin, të mbyllë rrjetin e lajmeve Al Jazeera dhe të mbyllë një bazë ushtarake turke në vendin arab. Doha ka hedhur poshtë kushtet e vendosura nga Arabia Saudite dhe aleatët për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike me Emiratet, duke thënë se ato janë thjesht joreale dhe të paarritshme.

Advertisements