Breaking News

Ndihmat humanitare ushqimore hyjnë në rajonet shiite të Sirisë

Kontingjenti me ndihma ushqimore dhe medikamente pas pesë muajve, të enjten pasdite ka hyrë në qytetet me myslimanë shiitë Foua dhe Kafraja në provincën Idlib të Sirisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se njëkohësisht me hyrjen e këtyre ndihmave ushqimore dhe medikamenteve në qytetet shiite Foua dhe Kafraja, janë dërguar pesë kamionë me artikuj ushqimorë për terroristët e rrethuar në kampin Jermuk në jug të Damaskut. Rreth 8000 qytetarë sirianë myslimanë shiitë në qytetet Foua dhe Kafraja në provincën Idlib për më shumë se një vit e gjysmë ndodhen të rrethuar nga grupi terrorist ISIS. Gjashtë muaj më parë rreth 8000 banorë të këtyre dy qyteteve janë transferuar në qytetin Alepo në shkëmbim të largimit të terroristëve dhe familjeve të tyre nga qytetet Madaja, Zobdani, Bakin dhe Baludan. Evakuimi i banorëve të këtyre dy qyteteve të rrethuara është ndërprerë pas sabotimeve dhe sulmeve të terroristëve. Dy qytetet Foua dhe Kafraja ndodhen 10 km në veri të qytetit Idlib dhe që nga 28 marsi i vitit 2015 dhe pas pushtimit të qytetit Idlib nga terroristët, janë vendosur nën rrethim të plotë nga terroristët dhe që nga ajo kohë për çdo ditë sulmohen me predha nga terroristët.

Advertisements