Breaking News

Khoshru: Myslimanët e Mianmarit u bënë viktimë e ekstremizmit

Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB duke theksuar se kultura e paqes është përmbledhja e Kartës së Kombeve të Bashkuara, deklaroi se kjo çështje duhet të jetë në qendër të prioriteteve të punës së OKB.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Gholamali Khoshru të enjten në mbledhjen e OKB me temë “Kultura e Paqes” duke theksuar në këtë se OKB është themeluar për ta shpëtuar njerëzimin nga lufta dhe pasiguria, e cilësoi shumë të rëndësishme përgjegjësinë e kësaj organizate në luftën kundër ekstremizmit dhe në ngritjen e kulturës së paqes. Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB në vazhdim tha se ata të cilët në vend të diplomacisë dhe negociatave, po flasin me gjuhën e sanksioneve dhe kërcënimeve dhe po forcojnë kulturën e hegjemonizmit dhe ekstremizmit, në realitet me fjalët dhe veprimet e tyre po zhdukin kulturën e paqes. Ai gjithashtu duke dënuar krimet e ushtrisë dhe të budistëve të Mianmarit kundër myslimanëve Rohingia, deklaroi: “Myslimanët Rohingia janë viktimë e ekstremizmit dhe jotolerancës”. Khoshru duke vë në dukje iniciativën e Republikës Islamike të Iranit në paraqitjen e rezolutës “Bota kundër dhunës dhe ekstremizmit” në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, kërkoi nga të gjitha vendet paqedashëse që të shtojnë përpjekjet e përbashkëta në rrugën e vendosjes së paqes.

Advertisements