Breaking News

Vazhdojnë sulmet e agresorëve sauditë kundër Jemenit

Avionët luftarakë të regjimit Al Saud, kanë vazhduar sulmet zonat e banuara në provincën Hexha në Jemen.

Në këto sulme avionët luftarakë sauditë kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe në njerëz. Dëshmitarët okularë thonë se avionët luftarakë kanë sulmuar një postbllok të lëvizjes Ansarullah në afërsi të Sanas, kryeqytetit të Jemenit. Përveç kësaj mësohet se avionët luftarakë sauditë kanë sulmuar edhe një bot cisterne me karburant. Nga ana tjetër ushtria dhe forcat popullore të Jemenit kanë sulmuar mercenarët sauditë në rajonin Geir në provincën Xhuf në veri të Jemenit duke vrarë dhe plagosur shumë prej tyre. Që nga nisja e agresionit saudit kundër Jemenit në vitin 2015, me mijëra civilë jemenas janë vrarë dhe infrastruktura e këtij vendi është shkatërruar.

Advertisements