Breaking News

Irani: Thyerja e rrethimit të Dejrul Zur, fitore e rëndësishme përballë terrorizmit

Muhamed Xhavad Zarif, ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, thyerjen e rrethimit të terroristëve në Dejrul Zur e konsideroi fitore e madhe e Sirisë në luftën kundër terrorizmit.

Në një intervistë për kanalin televiziv libanez Mejadin, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit uroi popullin sirian për thyerjen e rrethimit 3-vjecar të terroristëve në Dejrul Zur dhe tha se ky sukses është një fitore e rëndësishme në luftën kundër terrorizmit dhe radikalizmit. Ali Shamkhani, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të lartë të Sigurisë kombëtare të Iranit, në një mesazh drejtuar Ali Mamluk kryetar i institutit të sigurisë në Siri, e uroi atë për fitoren e forcave në Dejrul Zur. Forcat e ushtrisë siriane, të mbështetura nga forcat aleate dhe nga grupet e mbrojtjes popullore, kanë arritur në rrethinat e qytetit Deirul Zur, dhe pasi kanë thyer rrethimin e terroristëve janë munduar  të dëbojnë terroristët e ISIS nga qyteti i trazuar lindor. Televizioni shtetëror i Sirisë njoftoi të hënën se ushtria dhe forcat aleate janë afruar brenda tre kilometrave pranë qytetit Dejrul Zur, që ndodhet në brigjet e lumit Eufrat 450 kilometra në verilindje të kryeqytetit Damask. Zhvillimi erdhi pasi i ashtuquajturi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se trupat siriane, të mbështetura nga avionët ushtarakë rusë, kishin përparuar gjatë natës në disa fronte drejt Dejrul Zurit dhe arritën në bazën e Brigadës 137 në pjesën perëndimore të qytetit.

Advertisements