Breaking News

Kërkesa e Zarif drejtuar vendeve islamike për Mianmarin

Ministri i jashtëm i  Republikës Islamike të Iranit nga vendet islamike ka kërkuar të marrin masat për t’i dhënë fund vrasjes së myslimanëve në Mianmar.

Muhamed Xhavad Zarif në një bisedë telefonike me Mevlut Çavushoglu, ministër i jashtëm i Turqisë, me Anifah Aman ministër i jashtëm i Malajzisë dhe Retni Marsudi ministër i jashtëm i Indonezisë, diskutoi mbi gjendjen e myslimanëve në Mianmar dhe kërkoi nga vendet islamike që të marrin masat për t’i dhënë fund dhunës çnjerëzore që ushtrohet ndaj myslimanëve.

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shprehu gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për të dhënë kontributin e vet në çdo hap që do të hidhet nga vendet islamike për tu ardhur në ndihmë myslimanëve Rohingya. Sipas statistikave të OKB vetëm ditët e fundit më shumë se 90 mijë myslimanë nga sulmet e budistëve dhe ushtrisë së Mianmarit janë detyruar të shpërngulen nga provinca Rakhin. Sulmet e ushtrisë së Mianmarit prej dy javësh në provincën Rakhin, kanë marrë jetën e dhjetëra myslimanëve. Sulmet e ushtrisë së Mianmarit kundër myslimanëve në provincën Rakhin kanë nisur prej vitit 2012 dhe deri tani me mijëra persona kanë humbur jetën dhe me qindra mijëra të tjerë janë detyruar të shpërngulen.

Advertisements