Breaking News

Myslimanët në Rusi protestojnë kundër dhunës ndaj popullit në Mianmar

Myslimanët rusë protestuan kundër sjelljes së dhunshme të qeverisë së Mianmarit ndaj myslimanëve të këtij vendi si dhe kanë shprehur solidaritet me ta para ambasadës së Mianmarit.

Të hënën, myslimanët rusë u tubuan para ambasadës së Mianmarit në Moskë për të protestuar kundër dhunës që myslimanët po përjetojnë nga ushtria dhe qeveria e Mianmarit si dhe janë solidarizuar me familjet e viktimave të kësaj dhune. Sipas njoftimeve më të fundit, mbi 800 vetë morën pjesë në këto protesta, sipas policisë së Moskës kjo protestë ka përfunduar e qetë. Protestuesit thirrnin “All-llahu Ekber”.

Advertisements