Breaking News

BE e gatshme për të shtuar sanksionet kundër Koresë së Veriut

Bashkimi Evropian është shprehur i gatshëm për të shtuar akoma më shumë sanksionet e tij kundër Koresë së Veriut.

Donald Tusk, kreu i Këshillit të Evropës ditën e dielë pas testimit të gjashtë, të raketave nga ana e Koresë së Veriut që ishte edhe testimi më i fuqishëm bërthamor i këtij vendi, vuri në dukje se BE do të shtojë sanksionet kundër Phenianit. Tusk tha se BE nga Koreja e Veriut kërkon që pa asnjë kusht të rinisë bisedimet për programin e saj bërthamor. Kryetari i Këshillit të Evropës nga KS i OKB kërkoi që të vendosë akoma më shumë sanksione kundër Koresë së Veriut dhe të tregojë fuqinë e vet për çarmatosjen bërthamore të gadishullit korean në formë paqësore. Koreja e Veriut ka deklaruar se ka testuar me sukses një armë bërthamore, e cila mund të ngarkohet në një raketë me rreze të gjatë veprimi. Pheniani, tha se testi i gjashtë bërthamor ishte një “sukses i përsosur“, disa orë pasi sizmologët kishin zbuluar dridhje të tokës. Pheniani tha se kishte testuar një bombë me hidrogjen, një pajisje shumë herë më e fuqishme se sa një bombë atomike.

Advertisements