Breaking News

Agjencia mbikëqyrëse e OKB-së për çështjet bërthamore dënon testin bërthamor të Koresë Veriore

Agjencia mbikëqyrëse e OKB-së për çështjet bërthamore e quan programin e Koresë së Veriut “një shqetësim tejet të rëndë”, pasi vendi i izoluar komunist, në të cilin ekspertët e kësaj agjencie nuk kanë qasje, zhvilloi testin e 6 bërthamor që prej vitit 2006.

“Testi i sotëm bërthamor nga Republika Demokratike Popullore e Koresë është një akt për t’u keqardhur ekstremisht. Unë sërish nxis palët të implementojnë tërësisht të gjitha rezolutat”, tha Yukiya Amano, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA). “Agjencia vazhdon të ndjekë nga afër zhvillimet në programin bërthamor të Koresë, që përbën një çështje tejet shqetësuese”.Edhe Organizata e Traktatit për Ndalimin e Testeve Gjithëpërfshirëse (CTBTO), që monitoron të dhënat sizmike dhe radioaktive në mbarë botën, tha se shpërthimi ishte më i fuqishëm sesa ato të mëparshmit gjatë testeve të kaluara.“CTBT”-ja ndalon të gjitha shpërthimet bërthamore, por traktati hyn në fuqi vetëm nëse të gjitha vendet me kapacitete dhe teknologji të avancuar bërthamore do ta ratifikojnë atë. Mes këtyre vendeve janë Kina, Egjipti, Koreja e Veriut, India, Irani, Izraeli, Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara.Ndërkohë, edhe aleati më i afërt i Koresë së Veriut e ka dënuar aktin më të fundit të Penianit.

Advertisements