Breaking News

Amerika inspekton zyrën tregtare të Rusisë në Uashington

Forcat e sigurisë së Amerikës kanë filluar inspektimin e zyrës së tregtisë së Rusisë dhe konsullatën e këtij vendi.

Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se forcat e sigurisë së Amerikës kanë filluar inspektimin e zyrës tregtare të Rusisë në Uashington dhe gjithashtu konsullatën e këtij vendi në San Francisko. Autoritetet e sigurisë në Uashington kanë penguar hyrjen e punonjësve të zyrës tregtare të Rusisë në vendin e tyre të punës. Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë të shtunën ka deklaruar se një notë proteste i ka dorëzuar ambasadës së Amerikës në Moskë në lidhje me programin e Amerikës për inspektimin e ndërtesës që i përket Rusisë në Uashington. Ndërkohë me përfundimin e ultimatumit të Amerikës për mbylljen e konsullatës së Rusisë në San Francisko, diplomatët rusë janë larguar nga tre objektet që i përkasin Rusisë në këtë qytet.

Advertisements