Breaking News

Moska reagon ndaj mbylljes së konsullatës në San Francisko

Misiri i jashtëm i Rusisë, ka shprehur keqardhje për vendimin e palës amerikane për mbylljen e konsullatës së Rusisë në San Francisko.

Sergei Lavrov tha se Moska shpreh keqardhje për tensionet në marrëdhëniet dypalëshe mes Rusisë dhe Amerikës, ku Rusia nuk është iniciatore dhe në këto kushte do të analizojë vendimet më të reja të autoriteteve amerikane. Departamenti amerikan i Shtetit ka urdhëruar këtë të enjte Rusinë të mbyllë konsullatën e saj në San Francisko, sikurse edhe përfaqësitë diplomatike në Uashington dhe Nju Jork deri më 2 shtator. Kjo vendimmarrje vjen në kundërpërgjigje të vendimit të Rusisë për të reduktuar në numër misionet amerikane në Rusi, që Kremlini e vendosi pas sanksioneve amerikane për shkak të aneksimit të Krimesë nga Rusia. Tashmë, të dyja vendet mbeten me nga 3 konsullata secila në vendet respektive, shkruhet më tej në komunikatën zyrtare të Departamentit të Shtetit. Më herët Rusia më 28 korrik në përballje me sanksionet e reja të Amerikës, mori vendim për dëbimin e diplomatëve amerikanë nga Rusia.

Advertisements