Breaking News

Turqia dënon ngjarjet e dhunës në Mianmar

Turqia dënoi ashpër përdorimin në mënyrë joproporcionale të dhunës në ngjarjet e perjetuara më 25 gusht në Mianmar.

Në një komunikatë me shkrim të bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë shprehet shqetësimi se operacionet e forcave të sigurisë të ndërmarra pas sulmeve që ndodhën në natën e 25 gushtit në provincën Rakhayn të Mianmarit do të shkaktojnë krizë humanitare, ndërsa dënohet aspër përdorimi joproporcional i dhunës. “Shqetësimet tona në lidhje me këtë çështje u janë përcjellë autoriteteve të Mianmarit, ndërsa u vë theksi në rëndësinë për kujdesin që duhet treguar që popullata civile të mos pësoj dëme gjatë operacioneve, të mos shkaktohen shpërnguljet e reja dhe mundësimin e dërgimit të vazhdueshëm të ndihmave humanitare në rajon”, thuhet në komunikatë.   Në komunikatë në mes tjerash thuhet se autoriteteve të Bangladeshit u janë përcjell pritshmëritë për lehtësimin e kalimit të myslimanëve Rohingya në Bangladesh dhe i është ofruar ndihma në lidhje me këtë çështje, ndërsa shtohet se “Gjatë bisedës me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) dhe nga ky i fundit u kërkua që organizata të vihet në veprim menjëherë, ndërsa bëhet e ditur se kanë filluar edhe iniciativat në kuadër të Komitetit Ekzekutiv të OBI-it”.

Advertisements