Breaking News

Një raketë “Zelzal-2” dhe 27 raketa Katiusha lëshohen në jug të Arabisë Saudite

Ushtria e Jemenit dhe lëvizja popullore Ansarullah lëshuan një raketë “Zelzal 2” dhe më shumë se 27 raketa “Katiusha” në zonat dhe bazat ushtarake saudite në provincën Naxhran, në jug të Arabisë Saudite.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, këto raketa janë lëshuar nga njësitë raketore të ushtrisë së Jemenit dhe nga komitetet popullore të lëvizjes Ansarullah në përgjigje të agresioneve të përditshme të Arabisë Saudite kundër Jemenit. Burimet ushtarake të Jemenit njoftuan se  27 raketa Katiusha goditën vendndodhjen e mercenarëve sauditë në kodrën Al-Rameja dhe në rajonin Raj në lindje dhe perëndim të provincës Naxhran, në jug të Arabisë Saudite. Një burim ushtarak në Arabinë Saudite tha se një raketë Zelzal-2 e forcave jemenase ka goditur dhe shkatërruar ndërtesën e Komandës së bazës ushtarake saudite Sakam në lindje të provincës Naxhran.

Advertisements