Breaking News

Sejed Hasan Nasrullah: ISIS është krijuar për t’i shërbyer Izraelit

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit tha se grupi terrorist ISIS është produkt i Amerikës për të qenë në shërbim të Izraelit.

Sejed Hasan Nasrullah, në një fjalim të tij me rastin e çlirimit të rajoneve të Libanit dhe të Sirisë nga pushtimi i grupit terrorist takfirist ISIS, tha: Sionistët dhe në veçanti Beniamin Netanjahu po derdhin lot nga disfata e grupit terrorist ISIS në Irak, Siri dhe Liban. Rajonet lindore të Libanit ditën e hënë u çliruan nga elementët e grupit terrorist ISIS, autobusi i fundit që transportonte elementët e ISIS, është larguar dje nga zonat malore Ras Balbak të Libanit. Grupi terrorist ISIS, ditën e dielë u rrethua nga forcat e Hezbullahut dhe të ushtrisë libaneze dhe u detyrua të dorëzohet. Sipas akordit të armëpushimit terroristët e ISIS u transferuan në rajonin Dejrul Zur të Sirisë. Ditën e hënë forcat e Hezbullahut dhe të ushtrisë siriane arritën të çlirojnë rajonin Galemun Perëndimor nga prania e elementëve të ISIS. Sejed Hasan Nasrullah, tha se 28 gushti duhet të emërohet dita e çlirimit të dytë të Libanit, pikërisht ashtu siç Libani u çlirua në vitin 2000 nga zgjedha e regjimit sionist.

Advertisements