Breaking News

Izraeli kërcënon të sulmojë pallatin presidencial të Bashar Asadit

Një zyrtar izraelit kërcënoi se nëse Republika Islamike e Iranit vazhdon të forcojë ndikimin e saj në Siri, Izraeli do të bombardojë pallatin presidencial sirian në Damask.

Siç raporton gazeta izraelite Jerusalem Post, një zyrtar izraelit, i cili kërkoi të mbetet anonim, kërcënoi edhe qeverinë ruse se nëse nuk bëhet ndonjë ndryshim serioz në rajon, Tel Avivi do të bëjë të gjitha përpjekjet për të shkatërruar marrëveshjen e armëpushimit në Sirinë jugore, që u arrit mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Zyrtari sionist pranoi se takimi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu me presidentin rus Vladimir Putin në Soçi të mërkurën e kaluar nuk pati sukses. Sipas këtij raporti, Netanjahu i ka thënë Putinit se nëse nuk merren parasysh shqetësimet e Tel Avivit , Izraeli do të ndërhyjë në Siri. Pala izraelite ka shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin se një marrëveshje e armëpushimit në Sirinë jugore, mund të çojë në zgjerimin e ndikimit të Iranit në rajon. Ndërkohë, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Stefan de Mistura, kohët e fundit vuri në dukje rëndësinë e arritjes së armëpushimit në disa pjesë të Sirisë, me përpjekjet e Iranit, Rusisë dhe Turqisë,  duke e cilësuar si një hap premtues në parandalimin e rritjes së konflikteve në Siri.

Advertisements