Breaking News

Fushata e aktivistëve sauditë për të protestuar kundër regjimit Al Saud

Aktivistë sauditë kanë nisur një fushatë protestuese paqësore kundër regjimit Al Saud.

Agjencia informative Kods Arabic, njoftoi se Saud Kehtani, këshilltar i mbretit të Arabisë Saudite i cili u kishte bërë thirrje katariotëve të ngrihen kundër qeverisë së Dohas, ka kërkuar organizimin e protestave kundër regjimit Saudit dhe thyerjen e murit të heshtjes në Arabinë Saudite. Deri tani mësohet se me mijëra aktivistë të Arabisë Saudite i janë bashkuar kësaj fushate. Nënshkruesit e kësaj fushate kanë folur për vuajtjet e popullit në Arabinë Saudite dhe kanë thënë se në burgjet e regjimit Al Saud mbahen të burgosur me mijëra të burgosur politikë. Populli në Arabinë Saudite vuan nga varfëria, papunësia dhe mungesa e strehimit dhe këto janë faktorë të rëndësishëm për nisjen e lëvizjes popullore kundër regjimit Al Saud.

Advertisements