Breaking News

Ruhani: Kombi iranian nuk ka frikë nga kërcënimet dhe kompletet e të huajve

Kombi iranian nuk ka frikë nga kërcënimet dhe komplotet e huaja pasi ndjenjën e trimërisë dhe guximit dhe mospasjes frikë kundrejt të huajve e ka marrë nga imam Khomeini (ra).

Kështu deklaroi sot Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit gjatë ceremonisë së lidhjes së besës së kabinetit qeveritar me aspiratat e imam Khomeinit (ra) themeluesit të Republikës Islamike të Iranit. Me këtë rast presidenti Hasan Ruhani deklaroi: Imam Khomeini (ra) gjatë luftës 8 vjeçare të imponuar nga Iraku kundër Iranit, në kohën kur agresori ishte i mbështetur nga të gjitha fuqitë, ai i mësoi kombit iranian se si të ruajë vullnetin dhe t’u bëjë ballë komploteve. Presidenti iranian, kushtetutën, votën e popullit, zgjedhjet, parlamentin e lirë, qeverinë e fuqishme dhe juridiksionin e pavarur i cilësoi trashëgimi të imam Khomeinit(ra) dhe tha:  Imam Khomeini (ra) islamizmin dhe republikën së bashku ia dhuroi popullit iranian dhe kjo solli zbatimin e dispozitave hyjnore dhe të sovranitetit kombëtar duke u bazuar në demokracinë fetare. Presidenti Ruhani sot së bashku me disa anëtarë të kabinetit të tij qeveritar, vizitoi mauzoleun e Imam Khomeinit (ra) ku edhe një herë lidhi besën me aspiratat e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit.

Advertisements