Breaking News

Protesta në Kaliforni

Edhe një herë Kalifornia është ngritur në protesta kundër racizmit.

Në qytetin Mountain View të Kalifornisë u mbajt protesta kundër presidentit amerikan Donald Trump dhe organizatës së djathtë ekstreme Ku Klux Klan (KKK), e cila mbron superioritetin e amerikanëve të bardhë. Në protestat të cilat kanë nisur para ndërtesës së bashkisë të qytetin amerikan Mountain View, kanë marrë pjesë rreth 500 protestues, shumica e të cilëve gra dhe fëmijë.

Pjesëmarrësit kanë protestuar kundër politikave të ndjekura nga Trump, ngjarjes në Charlottesville dhe aktet raciste në vend. Chris Phoenix, pjesëmarrës në protestë, tha se: “Njerëzit normal janë më të mëdhenj dhe më të fortë se ata që urrejnë dhe ata që janë racistë. Ndodhem këtu për të qëndruar në këmbë me ata që protestojnë racizmin, veprimet që zbatojnë të bardhët dhe politikat e qeverisë”. Po ashtu edhe Prof. Cynthia Bailey Lee nga universiteti Stanford, në adresimin e saj në protestë është shprehur: “Një mesazh për të gjithë është se unë gjithmonë jam kundër lëvizjeve naziste. Ka shumë rrugë për të shprehur dashurinë, gjininë, përmasimin e shoqërisë dhe besimin në Zot. Por, urrejtja dhe fashizmi nuk mund të ketë një rrugë dhe një arsye”.

Advertisements