Breaking News

Uashingtoni: Inspektorët e ANEA duhet të kenë akses në qendrat ushtarake të Iranit

Përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OKB ka kërkuar që inspektorët e ANEA të kenë akses për të kryer kontrolle dhe inspektime në qendrat ushtarake të Republikës Islamike të Iranit.

Nikki Haley, pas takimit që pati me Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm i ANEA, nxori një skenar të ri për të prishur marrëveshjen bërthamore dhe parashtroi kërkesën e qeverisë amerikane për inspektimin e qendrave ushtarake të Iranit. Takimi mes Nikki Haley dhe Jokia Amano u bë në kuadër të pretendimeve të autoriteteve amerikane për shtimin e shqetësimeve ndërkombëtare lidhur me të ardhmen e programit të përbashkët të veprimit të marrëveshjes bërthamore dhe mbi aktivitetet bërthamore të Iranit, ndërkohë që ANEA, OKB dhe KS i OKB, kanë konfirmuar zbatimin e të gjitha angazhimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Përfaqësuesja e Amerikës në OKB, ka akuzuar Iranin për mashtrime dhe për posedimin e një programi të fshehtë bërthamore, ndërkohë që Irani ka bashkëpunuar përtej kuadrit ligjor ndërkombëtar me ANEA. Nikki Haley me të tilla pretendime, duke tejkaluar të gjitha normat, protokollet dhe dispozitat ndërkombëtare ka kërkuar inspektimin e qendrave ushtarake të Iranit. Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në përgjigje të arrogancës së autoriteteve të larta amerikane dhe kërkesës së tyre për inspektimin e qendrave ushtarake të Iranit, këtë kërkesë të Amerikës e ka quajtur sarkazëm politike. Kërkesa për inspektimin e qendrave ushtarake të Iranit është kundër normave dhe dispozitave ndërkombëtare dhe një ëndërr e amerikanëve që nuk do të realizohet kurrë,- tha në fjalën e tij Behram Kasemi zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit.

Advertisements