Breaking News

Kasemi: Terroristët të bashkuar për të luftuar kundër unitetit të popullit afgan

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka dënuar të premten sulmin terrorist në xhaminë Imam Zaman (axh) në Kabul, si dhe u ka shprehur ngushëllime qeverisë dhe popullit të Afganistanit.

Z. Behram Kasemi, në mbrëmjen e së premtes ka theksuar se terroristët luftojnë kundër unitetit të popullti afgan dhe qëllimi i tyre është shtimi i mosmarrëveshjeve fetare dhe prishja e unitetit në Afganistan. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit  shtoi se qeveria dhe populli afgan duhet që me solidaritet dhe vigjilencë të zhgënjejnë terroristët dhe mbështetësit e tyre. Së paku 20 persona janë vrarë pasi terroristët e ISIS kanë sulmuar xhaminë Imam Zaman (axh) në Kabul të Afganistanit. Mohamed Salim Rasuli, shef i spitaleve në Kabul, tha se së paku 50 të tjerë janë plagosur, shumë prej të cilëve fëmijë.

Advertisements