Breaking News

Nasrullah: Lufta kundër terrorizmit në zonat kufitare do të vazhdojë

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit duke analizuar zhvillimet në zonët kufitare të Libanit me Sirinë tha se lufta kundër terrorizmit në këto zona do të vazhdojë deri në eliminimin e plotë të grupeve terroriste.

Sejed Hasan Nasrullah duke shtjelluar operacionin e përbashkët të ushtrisë së Sirisë dhe Rezistencës libaneze Hezbullah në zonat malore në kufirin mes dy vendeve tha se këto operacione kryhen në koordinim të plotë me ushtrinë e Libanit dhe kanë për qëllim çlirimin e zonave kufitare nga grupi terrorist ISIS. Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut, tha se Hezbullahu së bashku me ushtrinë e Sirisë kanë kryer shumë operacione për të dëbuar terroristët e ISIS nga zonat kufitare mes dy vendeve dhe shtoi se megjithëse ISIS ka përdorur civilët si mburojë njerëzore, forcat libaneze dhe siriane kanë arritur progrese të konsiderueshme duke çliruar shumë zona të Libanit nga zgjedha e terroristëve të ISIS. Ju jeni drejt një fitoreje të madhe dhe duhet të krenoheni për këtë fitore tha në fjalën e tij Hasan Nasrullah.

Advertisements