Breaking News

Me dhjetëra të vrarë e të plagosur nga sulmet saudite në Jemen

Të paktën 30 civilë jemenas janë vrarë gjatë bombardimeve të kryera nga avionët sauditë në zonat e banuara nga civilët në Sana të Jemenit.

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam, sulmet janë përqendruar në rajonin Arhab të provincës Sana kryeqytet i Jemenit. Ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupat e 30 personave të vdekur dhe 70 të plagosur pas këtij sulmi ushtarak të Arabisë Saudite. Avionët sauditë gjithashtu kanë sulmuar rajonin Bani Siah në provincën Saade në veri të Jemenit duke lënë të vrarë një grua dhe 2 fëmijë. Vlen të theksohet se regjimi Al Saud i Arabisë Saudite prej marsit 201, i mbështetur nga Amerika dhe disa vende arabe të rajonit, ka nisur agresionin kundër Jemenit duke lënë të vrarë dhe të plagosur me mijëra civilë jemenas.

Advertisements