Breaking News

Nikki Haley: Trump deri tani nuk ka marrë ndonjë vendim për hapat e mëtejshëm rreth marrëveshjes bërthamore

Ambasadorja amerikane në OKB ka thënë se Donald Trump, president i Amerikës deri tani nuk ka marrë asnjë vendim për hapat e mëtejshëm rreth programit të përbashkët të veprimit në marrëveshjen bërthamore.

Marrëveshja bërthamore e arritur mes Republikës Islamike të Iranit dhe grupit 5+1 të përbërë nga Britania, Franca, Rusia, Kina, amerikan dhe Gjermania, ka nisur të zbatohet prej janarit 2016, mirëpo qeveria amerikane si një prej palëve nënshkruese e ka shkelur këtë marrëveshje. Donald Trump, përkundër qëndrimeve të palëve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje, marrëveshjen bërthamore e quan të tmerrshme dhe kërkon anulimin e saj. Nikki Haley, ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këtë deklaratë e bëri përpara vizitës së saj në Vienë të Austrisë ku do të bisedojë me zyrtarët e ANEA lidhur me marrëveshjen bërthamore. Vlen të theksohet se ambasadorja amerikane në OKB, në fund të këtij muaji do të shkojë në Vienë.

Advertisements