Breaking News

Dijetarët islamikë kanë rol qendror në përballjen me terrorizmin

Zëvendësministri i jashtëm i Iranit gjatë një vizite në Qendrën e Dijetarëve Libanezë në Bejrut theksoi: “Dijetarët në botën islame kanë një rol qendror në luftën kundër terrorizmit sionist dhe takfirist.

Hosein Xhaberi Ansari, duke e lavdëruar rolin e institucionit në zgjerimin e unitetit shiit-sunit dhe rezistencës ndaj regjimit sionist dhe duke luftuar ideologjinë takfiriste, deklaroi: Terrorizmi sionist dhe takfirist konsiderohen të jenë dy rreziqe kryesore në botën myslimane që të gjithë duhet t’i kundërshtojnë. Ansari duke thënë se rrymat vehabiste dhe takfiriste nuk kanë të bëjnë asgjë me Islamin, ka shtuar: Ummeti Islamik ka nevojë për unitet më shumë se kurrë dhe grumbullimi i dijetarëve myslimanë në Liban është një nga minaret e unitetit midis feve islame.

Advertisements