Breaking News

600 milion dollarë për organizimin e terrorizmit në Shqipëri

Një ditë më parë, kanali televiziv Top-Channel, njoftoi se Kongresi amerikan i ka kërkuar qeverisë së Irakut që të pagojë dëmshpërblimin për 2700 anëtarët e grupit terrorist MEK të larguar nga kampet Ashraf dhe Liberty dhe të vendosur në Shqipëri.

Shuma që Kongresi i ka kërkuar qeverisë irakiane që t’i paguajë grupi terrorist MEK, është 600 milion dollarë. Sipas kanalit Top-Channel kjo shumë, “do të duhej të ishte përfituar nga pjesëtarët e opozitës iraniane (grupi terrorist MEK), të cilët jetojnë në Shqipëri, në mënyrë që ata të mbulonin shpenzimet e jetesës së tyre në vendin tonë. Thënë më ndryshe, 600 milionë dollarë të cilat do të hynin në ekonominë shqiptare. Tashmë mbetet për t’u parë reagimi i qeverisë së Irakut dhe sa e gatshme do të jetë ajo që të kompensojë anëtarët e rezistencës iraniane”. Kjo shumë ndoshta është edhe ajo që synonte gjeneral John Mc Cain i cili më herët kishte deklaruar në Tiranë se vizita e tij në Shqipëri kishte për qëllim organizimin e ushtrisë së MEK në Tiranë.

Mesa duket paratë dhe dollarët e Amerikës dhe të sauditëve, nuk mund tu përgjigjen terrorizmit me shumë shpenzime të grupit MEK në Shqipëri dhe ky grup së bashku me përkrahësit e tij tashmë i ka drejtuar sytë tek xhepi i popullit irakian. Mirëpo ekziston pyetja se çfarë qëndrimi do të mbajë Bashkësia Ndërkombëtare për tu rikthyer të drejtat kombit irakian dhe dëmshpërblimin e irakianëve për shkak të dëmeve që grupi terrorist MEK i ka shkaktuar këtij kombi me vrasjen e mijëra njerëzve në Irak? Përveç kësaj në rast se 600 milion dollarët i merren popullit dhe qeverisë irakiane dhe i jepen MEK, ashtu siç ka pretenduar kanali Top-Channel, me të vërtetë do të përdoren për lulëzimin e ekonomisë shqiptare?! Për të kuptuar më mirë këtë çështje le të analizojmë të ardhurat dhe shpenzimet e grupit terrorist MEK. Sipas një raport të Institutit mbrojtës të viktimave të terrorizmit në Lindjen e Mesme, grupi terrorist MEK i cili në vigjilje të shfaqjes së tij të ardhurat i garantonte duke kryer grabitje të armatosur dhe grabitjen e bankave, pas revolucionit të ardhurat dhe mjetet e tij financiare i siguroi nga regjimi Bath i Sadam Huseinit për të kryer kështu akte terroriste. Paratë dhe financimet e Sadam Huseinit për grupin MEK u vunë re qartazi gjatë sulmit të Sadamit kundër Irakut dhe shfrytëzimit të MEK si një forcë për shtypjen e shiitëve dhe kurdëve. ( Më vonë me arrestimin e Marjam Raxhavi në Francë, një pjesë e këtyre parave u zbuluan dhe u konfiskuan nga Franca).

Përveç kësaj në kohën kur OKB ndoqi programin e naftës kundrejt ushqimeve për Irakun, Sadam Huseini për çdo ditë i ka dhënë grupit terrorist MEK, 30 mijë fuçi naftë dhe duke qenë se anëtarët e këtij grupi nuk ishin shtetas irakianë, ata mund të shisnin naftën dhe paratë e mbledhura prej tyre i investuan në vendet evropiane, në Amerikë dhe Kanada duke marrë përfitime të mëdha. MEK gjithashtu duke krijuar institute dhe organizata bamirëse në Evropë dhe në Amerikë, është munduar të përfitojë dhe plotësojë të ardhurat e saj nga njerëz të painformuar duke e mbuluar veten me gjoja ndihmat për fëmijët e pastrehë apo bashkëpunim në zbatimin e planeve bamirëse. Kulti terrorist MEK për shkak të dosjes së pastrimit të parave, ndiqet nga organet përkatëse të drejtësisë të shumë vendeve evropiane mes tyre Gjermania. Hetimet e kryera nga prokuroria e qytetit Koln në vitin 2001 në Gjermani, u bënë shkak për uljen e sigurisë në organizatën MEK dhe kjo bllokoi procesin e kaluar të marrjes së donacioneve dhe ndihmave financiare. Mirëpo burimi kryesor i të ardhurave të MEK është bashkëpunimi me organizatat e sigurimit dhe ato të spiunazhit të cilave MEK u ka shitur informacione të ndryshme. Këto organizata, me anë të autoriteteve politike dhe agjentëve të tyre të dalë në pension, kanë mbështetur këtë organizatë. Në këtë mënyrë këto organizata nga njëra anë kanë marrë informacionet e kërkuara prej tyre dhe nga ana tjetër qeveritë përkatëse nuk mund të akuzoheshin dhe nuk mund të përgjigjeshin për veprimet e personave që kanë alë në pension. Një tjetër çështje e rëndësishme është shuma e shpenzimeve të grupit MEK. Nëse llogarisim se numri i anëtarëve të grupit terrorist MEK në Shqipëri është 3500 persona ( edhe pse sipas raporteve jo zyrtare thuhet se janë dërguar 5 mijë anëtarë), shumë e nevojshme për këtë grup për të plotësuar nevojat me ushqime, duke marrë parasysh shumën 20 dollarë për person, në total është 25 milion dollarë, shumë kjo që është 5 milion dollarë më shumë sesa shuma që Amerika i ka dhënë Shqipërisë për strehimin e anëtarëve të MEK. Kjo shumë përdoret vetëm për shpenzimet e përditshme të anëtarëve të MEK në Shqipëri dhe në to nuk janë përfshirë shënimet e transportit, strehimit dhe trajnimeve të terroristëve. Përveç kësaj, në këtë shumë duhen shtuar edhe shpenzimet e anëtarëve të tjerë të grupit MEK në të gjithë Evropën. Nga ana tjetër grupi terrorist MEK për aktivitetet e tij mediatike dhe në internet, me qëllim që të deklarojë ekzistencën dhe jetën e tij ka nevojë që të shpenzojë me milion dollarë. P.sh., grupi terrorist MEK, për të konfirmuar aktivitetet e tij çdo vit organizon takime të ndryshme që shembulli më i qartë është takimi i Parisit dhe takimi i vitit të ri në Tiranë, që u mbajtën pak kohë më parë. Organizimi i këtyre takimeve, që u mundësua me marrjen e godinave me qera dhe të oratorëve me qera, kanë pasur shpenzime të larta. Vetëm një shembull i shumës së paguar për të mbajtur një fjalim prej 2 minutash në takimin e MEK është pagimi i 80 mijë dollarëve. Në takimin e Parisit, ashtu si vitet e kaluara, përveç rreshtit të parë që përbëhej nga anëtarët zyrtarë dhe persona të varur nga organizata në Evropë, pjesa tjetër përbëhej kryesisht nga turistë evropianë dhe persona të pastrehë. Sigurisht MEK në takimin e këtij viti, është treguar më inteligjent dhe në vend që të përdorë njerëz me ngjyrë ka përdorur njerëz me prejardhje kryesisht nga Azia lindore, arabët e Azisë perëndimore, shtetas afganë dhe pakistanezë.

Advertisements